0
0
Reperi i famshëm Arkimed Lushja ose ndryshe ‘Stresi’, pak ditë më parë ishte në qendër të vëmendjes pasi ishte arrestuar nga policia për shkak se ishte kapur duke konsumuar drogë në një lokal së bashku me disa persona.
Por sapo u lirua këngëtari ka publikuar këngën e tij më të re e titulluar “GTA”, ku flitet për konflikte me rivalët. Në klip ai shfaqet me armë dhe duke tymosur.
Stresi pasi ishte arrestuar kishte deklaruar në polici se këtë lëndë narkotike e konsumonte për kënaqësinë e tij kur ishte me miqtë dhe nuk e tregtonte. “Bad boy for life” emri i labelit të tij nuk është një fjalë goje.
Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=V6m3vMXhyqk