Home ShowBiz “Çfarë nuk të pëlqeu tek gruaja e parë që u ndave?” Fëmijët zënë ngushtë Pirro Çakon
“Çfarë nuk të pëlqeu tek gruaja e parë që u ndave?” Fëmijët zënë ngushtë Pirro Çakon
0

“Çfarë nuk të pëlqeu tek gruaja e parë që u ndave?” Fëmijët zënë ngushtë Pirro Çakon

0
0

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Në kurthin e Piter Panit” ishte i ftuar kantautori Pirro Çako. Ashtu sikurse ndodh me të gjithë të ftuarit, Çako u përball me pyetjet pikante të vogëlueshve. Por në pjesën më të madhe të pyetjeve kantautori u vu në siklet dhe u shmang, duke u kërkuar atyre që të bënin një pyetje tjetër.

-A do të doni të bënit një fëmijë?

Ky është vërtet kurth, nuk disponoj mekanizmin.

-Çfarë nuk të pëlqeu tek gruaja e parë që u ndave?

Po të kishe qenë 20 vjet më i madh do ta kisha shpjeguar, po mendo një pyetja tjetër.

Por, Eno nuk hoqi dorë dhe i bëri një tjetër pyetje, por as këtë herë Pirro nuk u përgjigj.

-Por çfarë të pëlqeu që u martove?

Nuk e kupton dot se je i vogël më bëj një pyetje tjetër.

-A je ndarë me Invën?

Bëj një pyetjet tjetër.

-A dëshiron të martohesh përsëri dhe a beson tek fundet e lumtura?

Me zemër nuk do ishte keq, por me mëndje jam shumë larg. Këtu për grackë kemi ardhur. Edhe kur je beqar, i martuar je përsëri. Besoj tek dashuria, por nuk besoj tek pafundësia…

Pas përfundimit të pyetjeve, Pirro këndoi së bashku me moderatoren Alketa Vejsiu.

Link: https://youtu.be/gaj3AddzqDc?t=374

Burimi i fotos kryesore:  ©Tv Klan