Home Aktualitet Komisioni Europian i thotë po hapjes së bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë, për t’u bashkuar me BE
Komisioni Europian i thotë po hapjes së bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë, për t’u bashkuar me BE
0

Komisioni Europian i thotë po hapjes së bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë, për t’u bashkuar me BE

0
0

Komisioni Europian ka thënë se dëshiron të hapë bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë për t’i lejuar të dy vendet të bashkohen me Bashkimin Europian.

Shefi i çështjeve të jashtme të BE Federica Mogherini tha se të dy vendet kanë bërë përparim të rëndësishëm në zbatimin e reformave të kërkuara nga Brukseli dhe se ata mund të bashkohen me fqinjët e tyre Malin e Zi dhe Serbinë, të cilat tashmë janë në negociata.

Ky veprim vjen përpara një samiti të madh të BE në Sofje muajin e ardhshëm për të diskutuar marrëdhëniet e vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE dhe javën që u zgjodh një president pro-BE-së në Malin e Zi.
Zonja Mogherini sugjeroi se Bosnja dhe Kosova, dy vende të tjera në rajon që duan të bashkohen, kishin më shumë punë për të bërë para se bisedimet të fillojnë me ta – por nuk përjashtuan hyrjen e tyre në të ardhmen, duke deklaruar se “Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës dhe do të jetë pjesë e së ardhmes së Bashkimit Europian “.
“Gjatë vitit të kaluar këto vende kanë bërë reforma shumë të rëndësishme në një gamë të gjerë dhe kanë modernizuar ekonomitë e tyre. Në anën tjetët dy partnerët e Ballkanit Perëndimor, Mali i Zi dhe Serbia, kanë përparuar mirë në negociata, “tha ajo.
“Sot Komisioni rekomandon që Këshilli të vendosë të hapë negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe me ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë.

Burimi i lajmit: https://www.independent.co.uk/news/world/europe/eu-albania-macedonia-join-new-members-european-commission-enlargement-talks-a8308916.html

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/f.mogherini/photos/a.154329781264079.36404.154329207930803/1059182540778794/?type=1&theater