Home ShowBiz Ndahet nga jeta në moshën 28 vjeçare Avicii. Miku i tij shqiptar, ka një mesazh emocionues
Ndahet nga jeta në moshën 28 vjeçare Avicii. Miku i tij shqiptar, ka një mesazh emocionues
0

Ndahet nga jeta në moshën 28 vjeçare Avicii. Miku i tij shqiptar, ka një mesazh emocionues

0
0

Artist, DJ dhe producent Tim Bergling, a.k.a Avicii, u nda nga jeta të premten pasdite në Oman, sipas një deklarate nga përfaqësuesi i tij. Ai ishte 28 vjeç.

“Është me dhimbje të thellë që ne shpallim humbjen e Tim Bergling, i njohur edhe si Avicii,” thuhet në deklaratë. “Ai u gjet i vdekur në Muscat, Oman këtë të premte pasdite me kohën lokale,  në 20 prill. Familja është shkatërruar dhe ne i kërkojmë të gjithëve që të respektojnë respektin e tyre për privatësinë në këtë moment të vështirë. Nuk do të jepen deklarata të mëtejshme. ”
Vdekja e papritur në moshë fare të re të DJ me famë botërore ka prekur zemrat e shumë fansave kudo në botë. Artisti pas titujve të mëdhej si “Wake me up” dhe “Hey brother” nuk jeton më.

Përveç bashkëpunimit me këngëtaren shqiptare Rita Ora, një tjetër personazh shqiptar njihej me të. Bëhet fjalë për modelin e njohur shqiptar Alesio Aliaj, i cili ka publikuar në rrjete sociale një foto ku shfaqen sëbashku.

“U prefsh në paqe vëlla, do mbahesh mend gjithmonë”,-shkruhet në foton e publikuar nga Aliaj në rrjete sociale.

Ndërkaq, nuk dihen ende shkaqet e vdekjes së Tim Bergling, Dj të njohur 28 vjeçar me origjinë nga Suedia. Mediat e huaja raportojnë se prej dy vitesh ai vuante nga një dëmtim në pankreas si pasojë e sasisë së madhe të alkoolit.

https://www.instagram.com/p/BhzYwlPl53f/?taken-by=alessioalia

Link: https://www.instagram.com/p/BhzYwlPl53f/?taken-by=alessioalia

Burimi i lajmit: http://variety.com/2018/music/news/avicii-dead-at-28-1202772767/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BX8hGrUFh_1/?taken-by=avicii