Home Aktualitet “Policet e moralit” dhunojnë një zonjë të pambuluar. Gratë iraniane protestojnë pa hixhab
“Policet e moralit” dhunojnë një zonjë të pambuluar. Gratë iraniane protestojnë pa hixhab
0

“Policet e moralit” dhunojnë një zonjë të pambuluar. Gratë iraniane protestojnë pa hixhab

0
0

T

Dhjetëra femra kanë dalë në rrugët e Iranit pa hixhab pasi një video që është publikuar së fundmi në internet, shfaq “dy police të moralit” duke rrahur brutalisht një vajzë të re, e cila nuk e kishte mbulesën të madhe mjaftueshëm sa t’i mbuloheshin flokët.

Video e sjellë më poshtë shfaq femrat që sfidojnë ligjet e këtij vendi, që kërkojnë që femrat të mbulojnë flokët në publik. Gratë kanë ecur nëpër qytetet e mëdha siç janë Teherani dhe Shirazi duke mos pasur mbulesa.

Disa prej tyre janë sulmuar verbalisht dhe fizikisht nëpër rrugë, dhe plotë kalimtarë u kanë kërkuar t’i mbulojnë flokët. Protesta e organizuar nën sloganin “ecje pa mbulesë”, është bërë virale në rrjetet sociale.

Fushata e këtyre grave vjen si kundërpërgjigje ndaj sulmit brutal që ndodhi gjatë javës së kaluar ndaj një gruaje. Sulm ky që ka nxitur reagime të ashpra.

https://twitter.com/AlinejadMasih/status/986749517058977792

Link: https://twitter.com/AlinejadMasih/status/986749517058977792

Link: https://twitter.com/AlinejadMasih/status/988490703251607554

Burimi i fotos kryesore: https://twitter.com/AlinejadMasih/status/986749517058977792

Burimi i lajmit: http://www.dailymail.co.uk/news/article-5650937/Iranians-protest-woman-viciously-beaten-morality-police.html?ito=embedded