Home Aktualitet Vjen në jetë fëmija i tretë i Kate Middleton dhe Princit William
Vjen në jetë fëmija i tretë i Kate Middleton dhe Princit William
0

Vjen në jetë fëmija i tretë i Kate Middleton dhe Princit William

0
0

Kate Middleton dhe Princi William kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë.

Dukesha e Cambridge, Kate Middleton, ka sjellë në jetë fëmijën e tretë me Princ William, paraditen e sotme, në orën 11:01.

Mbretërisë së Bashkuar iu shtua një Princ i vogël, i cili është djali i dytë për çiftin mbretëror William & Kate.

Në një deklaratë zyrtare në Twitter, Pallati Kensington ka dhënë lajmin e lumtur.

“Madhëria e saj, Dukesha e Cambridge solli në jetë djalin e saj në orën 11:01. Djali peshon 3.6 kg. Duka i Cambridge, Princ William, ishte i pranishëm gjatë lindjes. Si Kate, ashtu edhe fëmija i saj, janë shumë mirë”.

Pak më parë, u bë i ditur lajmi se Kate ishte shtruar në spital në pritje për të lindur. Dy fëmijët e tjerë të çiftit, Princi George dhe Princesha Charlotte, do të munden të vizitojnë vëllain e tyre këtë pasdite.

 

Link: https://twitter.com/KensingtonRoyal/

Burimi i lajmit: https://www.vanityfair.com/style/2018/04/kate-middleton-baby-boy-third-child

Burimi i fotos kryesore: https://twitter.com/KensingtonRoyal/status/974677446040616960