Home ShowBiz E njohim si këngëtare, por tashmë Zaimina prezantohet si moderatore
E njohim si këngëtare, por tashmë Zaimina prezantohet si moderatore
0

E njohim si këngëtare, por tashmë Zaimina prezantohet si moderatore

0
0

Edhe pse tashmë është bërë një mama e një vajze mjaft të ëmbël, kjo nuk e ka ndaluar Zaima Vajsarin që të marri përsipër një projekt të ri, që njëkohësisht, do të jetë edhe eksperienca e parë e saj si moderatore.

Ajo, së bashku me blogerin e njohur Olti Curri, kanë bërë të ditur në profilet e tyre në Instagram se pas pak do të fillojë emisioni i parë në Shqipëri dedikuar artit të makeup-it, i cili do të moderohet nga Zaimina.

Kështu, dyshja kanë ftuar të gjithë të interesuarit dhe njerëzit që mendojnë se kanë talent në këtë fushë, të jenë pjesë e këtij spektakli.

Në fokus të këtij spektakli do të jetë pikërisht makeup-i, ku njerëzit do të vlerësohen bazuar në talentin, pasionin dhe sensin luftarak të tyre.

Makeup artisti më i mirë do të zgjidhet nga Master Class Albania, ndërsa fituesi i çmimit të madh merr bursë në një nga shkollat më prestigjoze të makeupit në Dubai. Por, ende nuk është bërë e ditur data, koha apo televizioni ku do të transmetohet ky program.

https://www.instagram.com/p/BhjZdVxADeS/?taken-by=zaimina_vasjari

Link: https://www.instagram.com/p/BhjZdVxADeS/?taken-by=zaimina_vasjari

https://www.instagram.com/p/BhhWsToAY4s/?taken-by=zaimina_vasjari

Link: https://www.instagram.com/p/BhhWsToAY4s/?taken-by=zaimina_vasjari

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BhXC2-Tg86U/?taken-by=zaimina_vasjari