Home ShowBiz “Kjo motra Encës qenka si karnavale…” Uindi i përvishet Dasarës
“Kjo motra Encës qenka si karnavale…” Uindi i përvishet Dasarës
0

“Kjo motra Encës qenka si karnavale…” Uindi i përvishet Dasarës

0
0

Postimi i Encës ku shkruante se gjatë seksit thërret emrin e saj, ka bërë që këto ditë mes motrës së Encës, Uindi dhe gazetares Dasara Karaiskaj ka plasur një debat. Arsyeja ka qenë pohimi i Encës  se gjatë seksit thërret emrin e saj.  Pasi Dasara e ironizoi në emision Encën duke u shprehur: “Tani asaj mikeshës femërore nuk do t’i themi më ‘pjeshka’, Uindi bëri një status në Instastory ku shkruante: “Ndërsa kur ta kemi pjeshkën e vyshkur do ta thërrasim Dasara”.

Gazetarja e ftuar dje në “Një kat më lart”, kur u pyet për Uindin u shpreh: “Unë nuk e dija që Enca kishte një motër, që ajo motra ishte si karnavale, është vetëm 18 vjeç, por goxha më e vyshkur se unë”.

Menjëherë pas kësaj, Uindi ka reaguar me një tjetër postim në Instastory ku e quan Dasarën pseudo gazetare dhe e akuzon për përdorim lëndësh narkotike.

“Realisht nuk mendoja se do i jepja më shumë rëndësi kësaj pseudo gazetareje, por kur je arsyeja e vetme që ajo ftohet në emisione s’ke ç’bën. Dasara K. ti ke një smirë që s’e kuptoj dot. A është arsyeja që Enca nuk ta ka begenisur kurrë ftesën për në “emision”? Apo pasojat e lëndëve narkotike (për të cilat ato pak veta që të njohin ta dinë historikun)?”

347637-1

347638

640-0-5ae61b2406469-271x500

640-0-5ae61b29f1e6f

Link: https://www.instagram.com/itsuindi/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bfq15LxFETt/?taken-by=itsuindi / https://www.instagram.com/p/Bgll82GFGdn/?taken-by=dasarashow