Home ShowBiz Ronela Hajati mohon lidhjen me Young Zerkën, moderatorja e nxjerr bllof
Ronela Hajati mohon lidhjen me Young Zerkën, moderatorja e nxjerr bllof
0

Ronela Hajati mohon lidhjen me Young Zerkën, moderatorja e nxjerr bllof

0
0

Loja “symbyllazi” vazhdon! Ata përfliten shumë për marrëdhënien e tyre, edhe pse në fakt nuk e kanë pranuar asnjëherë, por as nuk e kanë hedhur poshtë si lajm. Nuk janë fshehur, por edhe nuk janë treguar, jo kjo mesa kuptohet është bërë thjesht për çështje marketingu. Ronela po pret ende dikë që t’ia blejë lajmin.

Së fundmi Ronela ishte e ftuar në emisionin e Roza Latit, në “Why Not”, ku foli më shumë rreth kësaj çështje. Por fillimisht ajo e mohoi duke thënë se nuk do të bëjë publike jetën personale.

Sakaq, moderatorja Roza Lati theksoi se këngëtarja ka tre vite me Zerkën.

“Nuk e kam prej 3 vitesh. Në Instagram ti nxjerr një të vërtet ose gënjeshtër dhe shumë portale jo profesionale flasin kodra mbas bregut. Kështu që unë pse të jap material dikujt që të shkruajë ekstra, ai të shesë dhe unë mos fitoj. Unë fitoj nga muzika, shitja e këngëve të mia. Kur të jetë momenti që të tregoj, qoftë kur të kenë vajtur 3 ose 6 vite, do i them vetë gjërat. Unë as e kam mohuar, as e kam pohuar, por dua vëmendjen ta kem tek karriera”, u shpreh këngëtarja.

Link: https://youtu.be/F8pqHnPKhPA?t=2763

Burimi i fotos kryesore: ©Ora News