Home ShowBiz “Shumë artistë këndojnë shqip, por nuk janë shqip” West Side Family, origjinaliteti si pikë e rëndësishme referimi
“Shumë artistë këndojnë shqip, por nuk janë shqip”  West Side Family, origjinaliteti si pikë e rëndësishme referimi
0

“Shumë artistë këndojnë shqip, por nuk janë shqip” West Side Family, origjinaliteti si pikë e rëndësishme referimi

0
0

 

Origjinaliteti dhe identifikimi me një emër dhe një stil muzikor të caktuar është i rrallë në tregun muzikor shqipëtar. Shumë artistë preferojnë të jenë aktivë dhe të eksperimentojnë në rryma të ndryshme muzikore, pa pasur një baze stabël ku të mund të identifikohen për një afat të gjatë kohor. Por padyshim që përkushtimi ndaj stilit dhe rrymës nuk mungon tek të gjithë artistët.

“Muzika nuk është një operacion plastik, ku të mund të tjetërsohesh se kështu është moda.” Në thelb këto kanë qenë fjalët e Landit të West Side Family. Gjatë mbrëmjes së djeshme në “Top Show” ai foli parimisht për trajtën që po i japin muzikësh shqip këngëtarët shqipëtarë.

“Shumë artistë, këndojnë e flasin shqip por nuk janë shqip”! Tha ai duke shfaqur hapur pikpamjet e tij dhe të emrit që ai përfaqëson. Kësisoj i ka mëshuar edhe më tej qëllimit për të qenë autentik në treg dhe jo përshtatje e një produkti me zanafilla të huaja.

Të njëjtën linjë mendimi ka ndjekur edhe Miri, kolegu i tij, i cili nga i njëjti panel, duke ju referuar këngës së fundit që ata kanë hedhur në treg “Komshia” tha: “”‘Kemi realizuar një këngë në frymën dhe identitetin e West Side Family”! ” Nëse i kthehemi klipit të tyre të fundit në të nuk gjejmë pedantizëm dhe mllefe të shfryra karshi rivalëve imagjinarë. Përkundrazi produkti i sjellë prej tyre është mjaft zbavitës dhe me ngarkesë emocionale dhe artistike tipike edhe për stilin e tyre të kahershëm.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=Zrzzm7OtLn0&feature=youtu.be

Link: https://www.youtube.com/watch?v=_VzfSlo24ts&feature=youtu.be

Link: https://www.youtube.com/watch?v=qIiD0jHyDSA

Burimi i fotos kryesore: ©Top Channel