Home ShowBiz Julian Deda totalisht kundër ‘LGBT’: “Ruajini fëmijët nga manifestimet e këtij lloji”
Julian Deda totalisht kundër ‘LGBT’: “Ruajini fëmijët nga manifestimet e këtij lloji”
0

Julian Deda totalisht kundër ‘LGBT’: “Ruajini fëmijët nga manifestimet e këtij lloji”

0
0

17 maji është dita ndërkombëtare kundër homofobisë dhe transfobisë, gjatë së cilës organizohen evente të ndryshme për mbrojtjen e të drejtave të këtyre personave që i përkasin këtij komuniteti.  Këtë radhe në vendin tonë, pati një ndryshim, sepse parada e komunitetit ‘LGBT’ u zhvillua ditën e djeshme dhe jo në 17 maj.

Kësaj parade ju bashkuan dhe shumë personazhe të njohur si mbështetje për komunitetin ‘LGBT’. Megjithatë ka dhe nga ata që e shprehin hapur mospëlqimin e tyre për këtë çështje. Njëri prej tyre është edhe Julian Deda, i cili me anë të ‘Instagram’-it ka preferuar të flasë hapur kundër paradës. “Kujdes! Largoni fëmijët nga Bulevardi. Ka paradë dhe mund të marrin goditje psiqike. Ruajini fëmijët nga manifestimet e këtij lloji. Mësojini atyre, ngulitjani mirë në kokë se familja tradicionale duhet ruajtur me çdo kusht dhe se çdo gjë tjetër është lajthitje”, – ka shkruar Juli.

Për vetë natyrë disi konservatore të popullit tonë, duhet thënë se kjo çështje ka ngjallur gjithnjë debat të fortë.

31518228_807501422792023_3991686581348990976_n 31571402_166701350665427_3649189993491988480_n

Link: https://www.instagram.com/juldeda/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bg9UY2pgFx1/?taken-by=juldeda