Home ShowBiz Pas pesë vitesh Backstreet Boys sjellin këngën e re
Pas pesë vitesh Backstreet Boys sjellin këngën e re
0

Pas pesë vitesh Backstreet Boys sjellin këngën e re

0
0

Së fundmi Backstreet Boys festuan 25 vjetorin në industrinë e muzikës.

Dhe  grupi i famshëm i fundviteve ’90 kanë publikuar këngën e tyre të parë pas pesë viteve shkëputje. “Don’t Go Breaking My Heart” është single që ka thyer akullin për pesshen e famshme.

Në bandën e përbërë prej meshkujve janë Nick Carter, 38 vjeç, Kevin Richardson, 46 vjeç, Howie Dorough, 44 vjeç, Brian Littrell, 43 vjeç dhe AJ McLean, 40 vjeç.

Me dritat e neonit dhe një këngë ritmike, krijuesit e viteve ’90-ta të shekullit të kaluar, kanë ardhur tejet të freskuar.

Bashkëthemeluesi Kevin ndau kënaqësinë për këngën e parë nga albumi i tyre i patitulluar, duke thënë shkurtimisht për “Billboard” se “ndihet tejet i lumtur”.

Backstreet Boys kanë shitur mbi 100 milionë albume në mbarë botën, duke i bërë ata një nga grupet me më shumë albume të shitura në planet.

Veç të tjerash, kohë më parë, grupi mori një yll në të famshmin  “Walk of Fame”.

https://www.instagram.com/p/Bi3VXYHlW5o/?hl=en&taken-by=backstreetboys

Link: https://www.instagram.com/p/Bi3VXYHlW5o/?hl=en&taken-by=backstreetboys

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Biw_P3agwKf/?hl=en&taken-by=backstreetboys

Burimi i lajmit: https://edition.cnn.com/2018/05/17/entertainment/backstreet-boys/index.html