Home ShowBiz A do të zhvisheshe në një film për para? Enxhi Cuku befason me përgjigjen
A do të zhvisheshe në një film për para? Enxhi Cuku befason me përgjigjen
0

A do të zhvisheshe në një film për para? Enxhi Cuku befason me përgjigjen

0
0

 

Mbrëmjen e djeshme në “Zonë e lirë” ka qenë aktorja e njohur shqiptare, Enxhi Cuku. Ajo ka rolin e protagonistes në filmin më të fundit, “Internimi”, i cili tregon historinë e dashurisë së ndaluar midis dy të rinjve në kohën e komunizmit. Megjithatë, Enxhi nuk është e panjohur për publikun shqiptar. Ajo ka marrë pjesë në disa filma shqiptarë dhe një pjesë e publikut e njeh atë. Teksa ishin duke diskutuar për rolet e saj në filma, një shikues i ka dërguar një mesazh Çanit në telefon, ku e ka kërkuar gazetarin që ta pyesi Enxhin nëse ajo do të zhvishej në një film për një shumë më të madhe parash.

“Në filmin “Internimi” ka seks brenda, është një skenë kur personazhi im, Frida, kryen marrëdhënie seksuale me të dashurin e saj, Arturin dhe unë nuk kam kërkuar pagesë ekstra për këtë. Nuk rritet çmimi në një film kur ti zhvishesh”, u shpreh ajo. “Për mua është i rëndësishëm regjisori dhe skenari i filmit. Nëse dashurohem me rolin e filmit, atëherë marrë pjesë në të, por kur nuk është as pagesa dhe as roli i mirë, e refuzoj fare”, ka theksuar aktorja bukuroshe duke mos e fshehur ambicien.

Link: https://youtu.be/8arGzzwGAxg?t=967

Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan