Home ShowBiz “Luj edhe pak”. Rikthehet Noizy dhe Keisi Medini, në një video shumë sensuale
“Luj edhe pak”. Rikthehet Noizy dhe Keisi Medini, në një video shumë sensuale
0

“Luj edhe pak”. Rikthehet Noizy dhe Keisi Medini, në një video shumë sensuale

0
0

Tingujt psikodelik dhe fjalë të ëmbla që fluturojnë njëra pas tjetrës. Vargjet përsëriten në një refren që të përcjell në përfytyrime. E tillë është kënga e re e Noizyt. Shumë intime dhe rrëmbyese në ritëm.

Ai nuk ka përtuar të rikthehet në një kohë fare të shkurtër, për numrin gjigand të fansave të tij, me një klip të ri.

“Luj edhe pak” është titulli i produksionit më të fundit të labelit OTR. Zëri i reperit mbi ritëm është sjell me një vibrato karakteristike dhe me shumë stil ala Noizy. Veç të tjerash pjesë e klipit është edhe vajza bukuroshe e Sabianit, Keisi Medini. E cila me lëvizjet e saj sensuale në një dhomë gjumi, plotëson kuadrin e temës intime mbi të cilën mbështetet kënga.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=nm16268SVzw

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bh1Pfl6laAZ/?taken-by=zinizin