Home ShowBiz Nga pjatalarës në trashëgimtar i një milioneri italian. Njihuni me historinë e rrallë të një pukjani
Nga pjatalarës në trashëgimtar i një milioneri italian. Njihuni me historinë e rrallë të një pukjani
0

Nga pjatalarës në trashëgimtar i një milioneri italian. Njihuni me historinë e rrallë të një pukjani

0
0

Nga një emigrant i thjeshtë në kufinjtë e mbijetesës, ai sot ka në dorë pasurinë e mikut të tij, që është një sipërmarrës i suksesshëm në kryeqendrën e Italisë.

Nuk thonë kot se kush gjen një mik, gjen një thesar. Mark Ndoj nga Puka ka gjetur një mik italian si Masimo dhe një thesar prej vërteti.

Mark Ndoj është një nga ata shqiptarët e shumtë që ka provuar ta ndërtojë jetën jashtë Shqipërisë që në fillim të viteve ’90, atëherë kur largimi ishte e vetmja shpresë për të mbijetuar në një vend të rrënuar ekonomikisht.

Të gjitha vuajtjet e tij janë shpërblyer sepse sot ai mund të quhet pa frikë si një nga shqiptarët më me fat. Kur thuajse të gjitha mundësitë për të ndërtuar të ardhmen ishin shuar, ai gjeti një mik të vërtetë, i cili i ndryshoi tërësisht jetën.

Tek “Ka një mesazh për ty” në TV Klan ai tregoi historinë e njohjes me Masimon, një sipërmarrës i suksesshëm italian në fushën e hotelerisë. Prej disa vitesh Marku është bërë krahu i djathtë i tij dhe pukjani vendosi ta falenderojë publikisht tek Arditi.

Link: https://youtu.be/s2NJ78_WQyU?t=45

Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan