Home Aktualitet U vra në moshën 20 vjeçare, XXXTentacion parashikoi ditë më parë vdekjen e tij
U vra në moshën 20 vjeçare, XXXTentacion parashikoi ditë më parë vdekjen e tij
0

U vra në moshën 20 vjeçare, XXXTentacion parashikoi ditë më parë vdekjen e tij

0
0

Reperi i njohur amerikan XXXTentacion, u qëllua për ditën e djeshme për vdekje nga dy persona të paidentifikuar në provincën Broward County, Florida. Ai ndërroi jetë në moshën 20 vjeçare, mbeti viktimë gjatë një grabitje me armë zjarri, nga dy persona që tashmë janë në kërkim.

Megjithatë, ajo që i ka habitur të gjithë fansat e tij përreth botës, ka qenë fakti se vetëm pak ditë para ngjarjes fatale që i mori jetën, reperi kishte bërë një video live në Instagram, ku u thoshte fansave të tij që ta kujtonin nëse një ditë do të vdiste. “Nëse gjëja më e keqe vjen, që është vdekja ime, të cilën e ndjej se do jetë në mënyrë tragjike… Gjëja e vetme që dua është që brezat e ardhshëm ta marrin mesazhin tim dhe ta kthejnë atë në diçka pozitive dhe të kenë një jetë më të mirë. Unë vetëm dua të them që e vlerësoj dhe iu dua të gjithëve dhe unë besoj tek ju”, kanë qenë disa nga fjalët e tij në këtë video live, e cila po bën xhiron e rrjetit. Ndërkohë, bashkë me dhimbjen e fansave për humbjen në moshë kaq të re të reperit, janë bashkuar edhe yje të muzikës botërore, si Tyga, Kanye West, etj, të cilët kanë ndarë ngushëllimet e tyre. Mesazhe për ndarjen nga jeta të XXXTentacion kanë përcjellë edhe yjet e muzikës botërore.

Link: https://www.instagram.com/anxhelina/?hl=en

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/BadVibezForever/photos/a.1149951658460371.1073741825.1145016392287231/1149951668460370/?type=1&theater

Burimi i lajmit: https://www.mirror.co.uk/3am/celebrity-news/xxxtentacion-predicted-early-death-haunting-12740047