Home ShowBiz Reperi shqiptar e akuzoi për kopjim, Drake merr një vendim drastik
Reperi shqiptar e akuzoi për kopjim, Drake merr një vendim drastik
0

Reperi shqiptar e akuzoi për kopjim, Drake merr një vendim drastik

0
0

“Scorpion” është kënga e fundit e Drake, lançuar pak ditë më parë, një produksion ky, që ka rezultuar i suksesshëm. Mirëpo një këngë në albumin e reperit “Can’t take a joke”, ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar.

Kjo për shkak se reperi shqiptar, Elinel ka akuzuar Drake për kopjim. Elinel ka publikuar në ‘Instagram’ një video, në të cilën vinte përballë këngën ‘Can’t take a joke’ dhe një këngë të tij ‘Bullet’ të publikuar në vitin 2012. Midis të dyjave vihet re një ngjashmëri shumë e madhe në muzikë dhe në tekst.

Ndërsa pas të gjithë kësaj fansat e Elinel kanë sulmuar Drake duke e akuzuar publikisht në ‘Instagram’-in e tij për plagjaturë. Mesa duket reperit kanadez kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak, prandaj ka marrë një vendim të papritur ndaj Elinel.

Reperi shqiptar ka publikuar në ‘Intastory’ një fotografi, në të cilën shihet se Drake e kishte bërë bllok në pjesën e komenteve. “Ai ka bllokuar komentet”, ka shkruar reperi shqiptar.

https://www.instagram.com/p/BknrSLCnphk/?taken-by=officialelinel

Link: https://www.instagram.com/p/BknrSLCnphk/?taken-by=officialelinel

1813861089541453192_496373264

Link: https://www.instagram.com/officialelinel/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Biki8wlH14_/?taken-by=champagnepapi