Home ShowBiz Tregon Eleni Foureira: Pse e fshehu identitetin shqiptar dhe çfarë e mbajti larg muzikës shqipe
Tregon Eleni Foureira: Pse e fshehu identitetin shqiptar dhe çfarë e mbajti larg muzikës shqipe
0

Tregon Eleni Foureira: Pse e fshehu identitetin shqiptar dhe çfarë e mbajti larg muzikës shqipe

0
0

Këngëtarja 31-vjeçare ka lindur në Fier, ndërkohë që në vitin 1997, prindërit e saj emigruan drejt Greqisë. Eleni Foureira prej vitesh zhvillon karrierën në Greqi dhe në Eurovision e këti viti përfaqësoi Qipron.

Së fundmi ajo ka folur për emisionin “Jo vetëm modë”, ku ka zbuluar pse ka qëndruar larg muzikës shqiptare. Eleni tha se nuk ka ndonjë arsye që e ka mbajtur larg muzikës shqiptare, thjesht ka shkuar në Greqi në një moshë shumë të vogël.

“Këtu në Greqi nisa të këndoj dhe këtu kam tashmë një karrierë. Kam qenë e gatshme dhe kam ardhur në Shqipëri sa herë jam thirrur për ndonjë koncert apo për të dhënë ndonjë intervistë”, u shpreh Foureira.

Ajo tregoi se një vit më parë ka qenë në Tiranë dhe i është dukur shumë mirë, ndërsa ka shprehur dëshirën për të bashkëpunuar me këngëtarë shqiptarë.

Po ashtu Eleni tha se është detyruar të fshehë identitetin e saj në Greqi, për të parandaluar sulmet raciste ndaj saj.

Kujtojmë se këngëtarja do të vijë më 25 korrik në Tiranë, ku do të performojë në një koncert në sheshin “Skënderbej”.

Link: https://youtu.be/ihnIZrJPc-A?t=293

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BklQI_rAnV8/?hl=en&taken-by=foureira