Home ShowBiz Rudina Dembacaj feston ditëlindjen, surpriza e të shoqit e lë pa fjalë
Rudina Dembacaj feston ditëlindjen, surpriza e të shoqit e lë pa fjalë
0

Rudina Dembacaj feston ditëlindjen, surpriza e të shoqit e lë pa fjalë

0
0

Aktorja dhe moderatorja e sukseshme Rudina Dembacaj, feston sot ditëlindjen e saj të 31-të. Ajo ka udhëtuar për në Barcelonë bashkë me dy mikeshat e saj për ta bërë sa më speciale ditën.

Nëpërmjet disa videove në Instastory, Rudina ka treguar se ka qenë duke festuar orët e para të ditëlindjes së saj bashkë me shoqet. Por kur ka mbërritur në dhomën e hotelit, atë e priste një surprizë mjaft e bukur.

Në një video që i kanë bërë shoqet, Rudina është surprizuar kur ka parë një tufë me trëndafila të kuq që ka mbërritur nga bashkëshorti i saj, i cili pavarësisht se ndodhet larg saj në këtë ditë të shënuar për aktoren, i ka bërë një surprizë mjaft të këndshme.

“Edhe 100 bufi mou”, shkruhet në pusullën e luleve, ndërkohë që Rudina ka falenderuar burrin e saj për këtë dhuratë. “Aleksi im më surprizon gjithmonë”, shkruan Rudina teksa ka ndarë me fansat videot e mikeshave.

Link: https://www.instagram.com/rudinadembacaj/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bil9BSOASBt/?taken-by=rudinadembacaj