Home ShowBiz Shprehet e penduar për operacionin e hundës. Albërie Hadërgjonaj ka një arsye të fortë
Shprehet e penduar për operacionin e hundës. Albërie Hadërgjonaj ka një arsye të fortë
0

Shprehet e penduar për operacionin e hundës. Albërie Hadërgjonaj ka një arsye të fortë

0
0

E ftuar në emisionin “Rudina” këngëtarja e njohur Albërie Hadërgjonaj foli shumë për jetën e saj private, punën e re në Amerikë dhe muzikën.

Ajo është diskutuar gjatë për ndërhyrjet që ka në fytyrë, mirëpo dje rrëfeu se është penduar për operacionin që ka kryer në hundë dhe do dëshironte shumë të kishte hundën e saj.

“Njeriu duhet të ketë shumë kujdes kur e prek fytyrën, zoti nuk na i ka falur kot tiparet kur lindim.

Unë e kam operuar hundën kur isha në Shqipëri dhe jam penduar sepse po të kisha hundën time do tregoja karakter.

Tani e kam sistemuar pak në Amerikë por ja që e bëra.

Unë ndërhyrjet i kam bërë se më pëlqejnë, por vajzat duhet të kenë kujdes kur zgjedhin vendin apo kirurgun ku do të shkojnë”- ka thënë Albëria gjithë sinqeritet.

Link: https://youtu.be/Fo0XxEhNaTU?t=1221

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BlThJFWlfNA/?taken-by=rudinamagjistari