Home Business / Technology 4.3 miliardë euro gjobë për Google. Ja arsyet që penalizuan gjigandin
4.3 miliardë euro gjobë për Google. Ja arsyet që penalizuan gjigandin
0

4.3 miliardë euro gjobë për Google. Ja arsyet që penalizuan gjigandin

0
0

Google është gjobitur me 4.3 miliardë euro për shkak të sistemit android të telefonave.

Komision Europian tha se kompania ka përdorur sistemin Android për të forcuar pozitat e saj dominuese në kërkimet e përgjithshme në internet.

Kompanisë mëmë të Google, Alfabet, i është dhënë 90 ditë kohe për të ndryshuar praktikat e biznesit ose do të përballet me gjoba deri në 5% të të ardhurave të saj ditore.

Ndërkohë është bërë e ditur se do ta apeloje gjobën. Shefi Ekzekutiv i Google, Sundar Pichai gjatë një konference për mediat në Bruksel, deklaroi se vendimi i KE mund të beje që kompania të prodhoje telefona të zgjuar me një tjetër sistem operativ, siç është ai i Amazon Fire.

Kompania mund ta përballojë gjobën lehtësisht, por e ka cilësuar atë si të padrejtë. Komisioni Europian ka gjobitur më parë Google me 2.4 miliardë euro, masë kjo e cila është apeluar nga kompania.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=5AB03tS33Kg

Burimi i lajmit: https://money.cnn.com/2018/07/18/technology/google-eu-fine-android/index.html

Burimi i fotos kryesore: https://stocksnap.io