Home ShowBiz Noizy sfidon Ronaldon. Saktësia në goditjet standarde do iu lerë pa mend
Noizy sfidon Ronaldon. Saktësia në goditjet standarde do iu lerë pa mend
0

Noizy sfidon Ronaldon. Saktësia në goditjet standarde do iu lerë pa mend

0
0

Noizy numëron plot 1 milion ndjekës në Instagram dhe publikimet e tij bëhen menjeherë virale. Gjatë këtij sezoni veror, Noizy po zhvillon koncerte të ndryshme nëpër qytete të Shqipërisë dhe jashtë vendit. Mbrëmjen e djeshme ai ka qenë në Sarandë, ku ka performuar në një klub të qytetit bregdetar. Por para se të dilte në skenë për të kënduar disa prej hiteve të tij, Noizy dhe miqtë e tij të grupit ‘OTR’ kanë luajtur futboll brenda dhomës së hotelit.

Ata u ndanë në dy ekipe dhe si portë ka shërbyer një komedinë, e cila kishte një hapësirë në mes, ku nëse futej topi do të quhej gol.

Nëpërmjet disa postimeve në Instastory, Noizy ka treguar se ka qenë i vetmi në skuadrën e tij që ka shënuar një gol spektakolar dhe ata ishin në avantazh. Madje reperi e ka krahasuar veten me Cristiano Ronaldon dhe e ka etiketuar të në videot e tij.

“Ronaldo, ku je më nona”, ka shkruar Noizy duke qeshur në një prej videove të tij, ndërkohë që dy videot ku shënon golat i ka postuar në Instagram dhe ka etiketuar sërish futbollistin e famshëm ku i ka thënë: “2 gjuajtje të pastra @cristiano”.

Talent i padiskutuar në muzikë, talent në boks e së fundmi talent në futboll. Noizy është i gjithanshëm.

https://www.instagram.com/p/BleIYAYFSnx/?taken-by=noizy

Link: https://www.instagram.com/p/BleIYAYFSnx/?taken-by=noizy

Burimi i fotos kryesor: https://www.instagram.com/p/BkutWwulrtn/?taken-by=noizy