Home ShowBiz Artistët shqipëtarë në krye të klasifikimeve të rëndësishme në Europë
Artistët shqipëtarë në krye të klasifikimeve të rëndësishme në Europë
0

Artistët shqipëtarë në krye të klasifikimeve të rëndësishme në Europë

0
0

Herë pas here ne i referohemi renditjeve ndërkombëtare dhe monitorojmë një sërë artistësh shqipëtarë. Eshtë kenaqësi e veçantë kur konstatojmë se më shumë se një nga artistët shqipëtarë i afrohet ose rrëmben kreun e këtyre renditjeve.

Fjala është për Youtube Charts në Zvicer dhe Gjermani, ku artistët shqipëtarë nuk i largohen asnjëherë kreut.

Para pak kohësh, në krye të renditjeve gjendej një superhit me titull “Cika cika” bashkëpunim mes Xhensila Myrtezait dhe Ardian Bujupit, më pas kreun e rrëmbeu “Dashni me raki” nga Flor Mumajesi dhe Getoar Selimi, por edhe plotë artistë të tjerë shkëlqejnë dhe dëgjohen shumë.

Nga monitorimi në kohë reale mësojmë se në Zvicer nga vendi i dytë deri në të pestin, kemi vetëm emra artistësh shqipëtarë. Në rend klasifikimi kemi Elvana Gjata&Ledri Vula, Dhurata Dora, Majk&Getto Geasy, Butrint Imeri.

2018-07-23 16_19_07-Photos

Link: https://charts.youtube.com/ch

Link: https://www.youtube.com/watch?v=s5rJRYv2Vk4

Link: https://www.youtube.com/watch?v=zsIhZ5JdyU4

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BlTlKgRgvQB/?taken-by=ghettogeasy