Home ShowBiz Muharrem Ahmeti emocionon me “Pak dashuri” dhe shumë vuajtje
Muharrem Ahmeti emocionon me “Pak dashuri” dhe shumë vuajtje
0

Muharrem Ahmeti emocionon me “Pak dashuri” dhe shumë vuajtje

0
0

Në dhjetra projekte muzikore e kemi parë të madhin Muharrem Ahmeti, të krijojë hare dhe atmosferë me zërin e tij të veçantë. Ndërsa këtë herë ai ka një dedikim të ndjerë për dashurinë me dhimbje dhe për shqetësimet e panumërta që sjellim mosmarveshjet në çift.

“Pak dashuri” është një baladë e interpretuar me mjeshtëri dhe një klip i luajtur mjaft bukur për të pasqyruar me besnikëri karakterin e këngës.

“Vetëm fjalë janë ndjenjat që ke, kurrë s’dite në zemër të kesh pak dashuri”, kjo frazë qëndron në thelb të poezisë që dhimbjen e kthen në forcë dhe përcjell mesazhin e thjesht vetëm në dukje. Në jetë ka edhe kështu, por me pak vullvet dhe respekt për veten kalohet gjithçka.

Kjo këngë e Muharrem Ahmetit, përcillet te kushdo që i ka provuar ndjenjat e forta që mund të të falë një femër. Në këtë ngjarje të përmbledhur me profesionalizëm në një klip, mund të gjeni veten.

Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=XRrDfmIJx_w