“Doni t’i bëni paratë pa djersë e duke lënë të këndojë CD-ja për ju.” Përplasje qëndrimesh mes Aurela Gaçes dhe Ronela Hajatit
A mund të bëhen të gjithë këngëtarë? Shqipëria po tregon se me strategji, marifete teknologjike dhe taktika të ndryshme të gjithë mund të “korrin sukses” dhe të marrin para të vërteta.
Tregu muzikor shqipëtar është fraksionuar në dy kategori këngëtarësh. Në “këngëtar live-i” dhe të ashtuquajturit “performues” të cilët në fakt shpesh herë me apo pa dashjen e tyre u është vërtetuar se nuk kanë kapacitet të këndojnë për së gjalli. Pra me orkestër mbrapa e pa superpozim.
Ky fakt që tashmë po bëhet standard i pakontestuar askund ka revoltuar jo pak një rradhë të gjatë personazhesh, të cilët i kanë kushtuar jetën muzikës së vërtetë dhe dallojnë me talentin e tyre të gjallë e të prekshëm, pa nëvojën e shtysave si klikimet e blera, apo suportit me DJ në koncerte live.
Më konkretisht, gjatë ditës së djeshme, një mesazh i gjatë i këngëtares së njohur Aurela Gaçe, bëri një bujë të madhe mediatike. Aurela foli hapur kundër kolegëve që sipas saj vjedhin hapur publikun, duke lënë të këndojë CD-ja në vend të tyre. Kur në fakt sipas Gaçes të kënduarit live për një këngëtar, është A-ja e profesionit dhe një detyrim bazik ndaj publikut të pranishëm.
Gjithnjë e më shumë klipe shqipëtare të publikuara në Youtube, po marrin një numër marramendës klikimesh. Nuk kanë qenë të pakta rastet kur shikimet kanë qenë me miliona, ndersa pëlqimet vetëm disa qindra. Ndërsa reagimet me komente dhjetra herë më të pakëta.
Sipas Aurela Gaçes, publiku është i mashtruar në plotë raste dhe në eventet “Live” duhet të kërkojë paratë e biletës mbrapsht.
Por në kontadiktë me qëndrimin e Aurelës, kemi më herët, një pohim të njërës prej këngëtareve më në zë të momentit. Pikërisht Ronela Hajatit, e cila thotë se “nuk është thjesht detyrë, ajo që bën, por duhet edhe të zbavitesh” fjalën e ka gjatë performancës pra. Ndërkaq që duket me sy të lirë se ajo nuk po këndon live. Pra ky në thelb është edhe një kondrapunt mes dy gjeneratave të këngëtareve. Që jo detyrimisht kundërshtojnë drejpërdrejt njëra-tjetrën, por që kanë qëndrime shumë të kundërta për të njëjtën gjë. Pra pikërisht për punën e tyre.
Zonja dhe zotërinj, ka vetëm një tregues profesional, që tregon cilësinë dhe suksesin e një këngëtari. Treguesi i pakundërshtueshëm është aftësia e një këngëtari, për të bërë punën e tij, pra të këndojë LIVE. Nëse nuk këndon dot me publikun para dhe me orkestrën mbrapa, atëherë gjithçka e ngritur rreth tij, në skenë, rrjete sociale e media është një fallcitet pa kurrfarë vlere.
Sot në 2018, dy probleme vendosin një pikëpyetje të madhe mbi vlerat e tregut muzikor shqipëtar. E para pazotësia artistike, krijuese dhe performuese dhe e dyta amplifikimi i popullaritetit me klikime të blera. Në thelb nuk është asgjë më shumë se sa një luftë vlerash, mes punëtorëve të vërtetë dhe atyre që abuzojnë me një publik të gënjyer.
https://www.instagram.com/p/Bmjk2dQAoFZ/?taken-by=aurelagaceofficial
Link: https://www.instagram.com/p/Bmjk2dQAoFZ/?taken-by=aurelagaceofficial
https://www.instagram.com/p/BmYvyTtHoHp/?taken-by=ronelahajatiofficial
Link: https://www.instagram.com/p/BmYvyTtHoHp/?taken-by=ronelahajatiofficial
Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BjUkW7FH6O0/?taken-by=ronelahajatiofficial / https://www.instagram.com/p/BmeRH5GgiEw/?taken-by=aurelagaceofficial