Home ShowBiz Dalin detajet, ja si do të jetë emisioni i Besit, Erionit dhe Kimikatit, tek “E diela shqiptare”
Dalin detajet, ja si do të jetë emisioni i Besit, Erionit dhe Kimikatit, tek “E diela shqiptare”
0

Dalin detajet, ja si do të jetë emisioni i Besit, Erionit dhe Kimikatit, tek “E diela shqiptare”

0
0

Fotoja e Bes Kallakut me Erion Isait dhe Olsi Bylykut në studion e “E Diela Shqiptare”, duke biseduar me Ardit Gjebrean dhe Aleksandër Frangajn, bëri bujë të madhe ditën e djeshme. Pas kësaj fotoje, nisën menjëherë thashethemet se ndoshta treshen e aktorëve do ta shikonim në emisionin “E Diela Shqiptare”.

E mesa duket, ky ‘thashethem’ është i vërtetë. Olsi Bylyku, i njohur nga publiku shqiptar si “Kimikati” ka treguar në një prononcim në media se bashkë me Erionin dhe Besin do të realizojnë emisionin e tyre në spektaklin “E diela shqiptare”, ku do të kenë një minutazh kohor prej 1 ore. Tre aktorët do sjellin skena të ndryshme gazmore, stand up-e, do të imitojnë personazhet e njohur komikë që kanë bërë gjatë gjithë viteve dhe sigurisht nuk do mungojnë të ftuarit e tyre.

https://www.instagram.com/p/BnJXda9A1wZ/?taken-by=bes_kallaku

Link: https://www.instagram.com/p/BnJXda9A1wZ/?taken-by=bes_kallaku

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bm1f_crgaIa/?taken-by=bes_kallaku