Home Business / Technology E ardhmja e muzikës shqip raportuar nga mediat gjermane
E ardhmja e muzikës shqip raportuar nga mediat gjermane
0

E ardhmja e muzikës shqip raportuar nga mediat gjermane

0
0

Industria e muzikës është në një gjendje fluksi prurjesh dhe rrjedhimisht trazire, sidomos duke pasur parasysh sfidat me të cilat ballafaqohet interneti dhe shpërndarja e muzikës në të. Kjo situatë tranzitore ka kapur edhe interesin e medias në Gjermani.

Rrjetet sociale kanë bërë që muzikantët dhe labelët e njohur të ndjekin strategji të reja që nuk funksionojnë më linearisht nga prodhimi i këngës, në publikimin e promovimin e saj, theksohet në një artikull të “Musik-Marketing.net”. Sot përdoruesi nuk e konsumon më muzikën me blerje: shitjet e CD-ve dhe albumeve kanë rënë ndjeshëm. Dëgjuesi ka akses në muzikë nëpërmjet platformave online, shërbimeve të uebit ose shërbimit të transmetimit dhe abonimit. Zgjedhja në këto platforma online tani është e madhe: Industria muzikore po përpiqet të gjejë mënyra të reja për të arritur tek audienca në mënyrë të atillë që të përfitojnë me produktin e tyre.

Kuptohet që kjo e fundit është e vështirë. Fatkeqësisht, artisti shpesh fut pak para në xhep, madje edhe me shkarkime të larta të këngëve të tij ose shumë klikime – platformat dhe shërbimet online që lejojnë përdoruesit të konsumojnë përmbajtjen, i heqin një pjesë të madhe të të ardhurave. Shërbimet në internet në veçanti, të cilat ofrojnë përmbajtje të mbrojtur dhe financohen nga reklamat, gjenerojnë një problem: hendekun vlerës (kostos) dhe të ardhurave.

“Youtube është një pikëpyetje për shumë njerëz”

“Youtube është një pikëpyetje për shumë njerëz”, thotë Aldor Nini, Drejtor i Menaxhimit në  Acromax Media GmbH në Hamburg, në një prononcim të tij në median gjermane. Një algoritëm vendos nëse do të reklamojë në një video apo jo. Kështu që mund të ndodhë që një artist të dalë duarbosh, sepse reklama është aktizizuar vetëm në videon e mëposhtme në listën automatike të luajtur – në rastin më të keq, përfitimet shkojnë tek konkurrentët e drejtpërdrejtë.
Meqenëse si videot me pak kosto edhe ato me shumë buxhet ndiqen krah për krah në platformë, merita nuk varet më nga cilësia e përmbajtjes. Vlen vetëm ndjekshmëria. Nëse cilësia e lartë dhe ajo më pak e lartë, ose e ulët kanë të njëjtin numër shikimesh, atëherë të ardhurat e gjeneruara do jenë po të njëjtat – edhe nëse kostot e prodhimit për secilin material janë shumë ndryshe.

Acromax Media GmbH nga Hamburgu po përpiqet të balancojë zhbalancimet në pagesa dhe mungesën e transparencës me një zgjidhje të re – në favor të prodhuesve dhe artistëve. Kjo me anë të një aplikacioni të ri.

Funksionaliteti i disa platformave të kombinuara

Me markën Arkiva që veç të tjerash është lakuar në mediat gjermane, si kanali online i cili zë vendin e dytë në Gjermani, sa i takon shikueshmërisë,* platforma e Acromax është planifikuar të nisë këtë vit. Mbi të gjitha, ArkivaShqip ka përmbajtje nga rajoni shqipfolës dhe më shumë se 8 milionë përdorues në muaj. Katalogu i përzgjedhjes është vërtet i madh. Për momentin, përmbajtja që aplikacioni duhet të menaxhojë është ende në dispozicion falas.

Shumë transmetues televizivë nga Europa Lindore dhe rajoni i Ballkanit janë përballur me problemin që përmbajtja e tyre me cilësi të lartë dhe të prodhuar me shumë shpenzime të mos sjellë përfitime.
Aplikacioni në fjalë e ndryshon këtë.

Prodhuesit nuk janë të tjetërsuar dhe varen nga platforma Acromax. Ata mund të vendosin vetë se si përmbajtja duhet të monetarizohet në vendet përkatëse dhe targetgrupet e synuara. Kjo mund të jetë në formën e një abonimi, nëpërmjet reklamave ose nëpërmjet një pagese të vetme (PayPerView). Përmbajtja mund të caktohet edhe në modele të ndryshme pagesash.

Producentët mund të përfitojnë nga mundësitë transparente të fitimit në platformës së re: Përmbajtja me cilësi të lartë duhet dhe do të paguhet më mirë, prodhuesit më produktiv meritojnë më shumë dhe gjithashtu përfitojnë nga reklamat premium. Aplikacioni lejon kontrollin e një sërë detajesh me rëndësi.

Ky aplikacioni do të lansohet për IOS, Android dhe Web dhe do kombinojë disa kanale të medias sociale: Do të ofrojë mundësi për të parë këngë audio dhe seriale ose shfaqje televizive. Ekziston edhe një motor kërkimi për të kërkuar katalogë të brendshëm, si edhe plot të reja interesante.

060918-Aldor ArkivaShqip

Burimi i lajmit: https://musik-marketing.net/neue-plattform-bietet-steuerbare-monetarisierungsmoeglichkeiten/

*Burim info: http://www.news8.de/medien-gmbh-aus-hamburg-platziert-ihre-kuenstler-ganz-weit-vorn-arkivashqip-im-tubular-ranking-auf-platz-2/

Burimi i fotos kryesore: https://stocksnap.io