Home ShowBiz Grupi me famë botërore befason publikun. Këndojnë “Xhamadani vija vija”
Grupi me famë botërore befason publikun. Këndojnë “Xhamadani vija vija”
0

Grupi me famë botërore befason publikun. Këndojnë “Xhamadani vija vija”

0
0

Në Rahovec të Kosovës është bërë i përvitshëm tashmë festivali i njohur i quajtur “Hardh Fest”, që i kushtohet vjeljes së rrushit.

Gjithnjë organizatorët e festivalit sjellin këngëtarë me famë botërore, përveçse atyre vendas, ku kësaj radhe kanë goditur në shenjë me një ndër grupet më të njohura të rock-ut në Suedi, “Madman’s Choice”.

Edhe pse publiku nuk e njihte grupin, ata menjëherë u elektrizuan nga surpriza që “Madman’s Choice” kishte rezervuar për ta. Solisti i grupit, gjatë performancës së tyre, nisi të këndonte këngën e mirënjohur patriotike “Kam një lot pikon si ar (Xhamadani vija vija)”, të cilën publiku e shoqëroi me entuziazëm.

“Madman’s Choice” është një grup rock-u/alternativë nga Gothenburg, i përbërë nga 4 anëtarë: Morgan de Boer, Peter Gustafsson, Gustav Linde, Patrik Petersson.

https://www.facebook.com/hardhfest/videos/2649378511954662/

Link: https://www.facebook.com/hardhfest/videos/2649378511954662/

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/MadMansChoice/photos/a.287268904693165/1640505949369447/?type=3&theater