Degjeneron replikat mes nuses dhe ish-vjehrrës, zihen live në emision
Emisioni me “Me zemër të hapur” në ‘News24’ ka vijuar sot përballjen e dytë mes ish-vjehrrës Natasha me ish-nusen e djalit të saj, Eglantina. Gruaja nga Saranda pretendon se nipi i saj, i cili tashmë është nën kujdestarinë e nënës së tij, dhunohet nga babai i Eglantinës.
Eglantina ka akuzuar ish-vjehrrën e saj se dokumenti i paraqitur për vlerësimin e fëmijës nga psikologu, është i falsifikuar.
Kaq ka mjaftuar që situata të tensionohej mes tyre në emision, kur ish-vjehrra Natasha, shpërtheu në akuza të ashpra duke e kërcënuar me padi, ndërsa nuk nguron që të ngrihet në këmbë në mes të emisionit.
Kjo situatë detyroi drejtuesen e emisionit Evis Ahmeti që të ndërpriste emisionin, pasi gjyshja dhe babai nisën të nxjerrin video të fëmijës nga telefoni i vet.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=XfCDZCqWwYQ&feature=player_embedded
Burimi i fotos kryesore: ©NEWS24