Home ShowBiz Marrosi breza të tërë, “Goca pejane” rikthen në një version unik
Marrosi breza të tërë, “Goca pejane” rikthen në një version unik
0

Marrosi breza të tërë, “Goca pejane” rikthen në një version unik

0
0

Një nga baladat më legjendare të muzikës së lehtë shqiptare, kësaj here na serviret nën ritme të tjera dhe me një stil krejt të ri dhe shumë interesant. Fjala është për “Gocë pejane”, një këngë shumë e dashur për publikun e që ka pasur shumë versionë dhe përshtatje.

Nga Bedri Islami, te Kujtim Shehu që e bëri “Gocë Tirone” e kënduar në të gjithë gëzimet shoqërore e familjare, “Gocë pejane” vjen sot me një sfond më urban dhe krejtësisht e rinuar dhe e zbarkuar në 2018.

Shkëlqim Berberi ka marrë përsipër të sjellë një version hip-hop të këngës së zemrës së mijëra adhuruesve dhe ia ka bashkangjitur një klipi të realizuar me shumë profesionalizëm, siç do keni mundësi ta shihni më poshtë.

Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=iFIVB5UoA4E