Home ShowBiz Emina Cunmulaj vjen në Shqipëri me një mision special
Emina Cunmulaj vjen në Shqipëri me një mision special
0

Emina Cunmulaj vjen në Shqipëri me një mision special

0
0

Modelja shqiptare Emina Cunmulaj ka ndarë me ndjekësit e saj të shumtë një njoftim të rëndësishëm.

Së shpejti ajo vjen në Shqipëri, por me një mision humanitar. Ashtu si vitin e shkuar ajo do iu vijë në ndihmë personave në nevojë.

‘Miqe te Dashur,Në Tetor do të vizitoj Shqipërinë, për disa projekte humanitare, si Anëtare e Bordit të Fondacionit Fundjavë Ndryshe. @fundjavendryshe Vitin që lamë pas unë vizitova disa familje në varfëri ekstreme në Shkodër, Shqipëri. Duke i ardhur në ndihmë. Shpresoj që këtë vit të bëjmë diçka më të madhe.Linku per donacionet eshte ne profilin time’-shkruan Emina në postimin e saj të fundit.

Emina është e martuar me një biznesmen izraelit që jeton  në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe deri tani angazhimet e  saj publike, ishin lënë mënjanë, pasi ajo i është përkushtuar familjes.

https://www.instagram.com/p/Bn9DFD1BzmP/?taken-by=eminacunmulaj

Link: https://www.instagram.com/p/Bn9DFD1BzmP/?taken-by=eminacunmulaj

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BnORgXABfVM/?taken-by=eminacunmulaj