Bie Youtube! Gjigandi ndërkombëtar komunikon me përdoruesit në Twiter
Mbrëmjen e së mërkurës për më shumë se një orë, Youtube ka qenë jashtë funksionit. Veçanërisht përdoruesit në SHBA dhe Australi humbën aksesin në platformën e famshme.
Përdoruesit në mbarë botën kanë pasur vështirësi për të parë videot në Youtube gjatë natës të së mërkurës. Ka pasur, ndër të tjera, raportime të këtij lloj shqetësimi nga Gjermania, Australia, Meksika dhe SHBA. Vizituesit e Youtube, në vend të videove kanë parë një mesazh gabimi dhe një kërkesë për t’u përpjekur përsëri më vonë. Platforma ju rikthye funsionit përsëri pas më shumë se një orë, dhe kjo çështje duket e zgjidhur për momentin.
YouTube madje falënderoi nëpërmjet Twitter për njoftimet për keqfunksionimin. Sipas komunikimit, specialistët po punojnë për t’i zgjidhur defektet dhe për t’i mbajtur përdoruesit të përditësuar. Media në mbarë botën raportuan se përdoruesit në mbarë botën nuk kishin qasje në platformë. Në fillim nuk kishte asnjë informacion për arsyen e problemeve.
Gjatë periudhës me defekt, shumë përdorues, sidomos në SHBA, u ankuan ku të mundnin. Policia e Filadelfias madje ka publikuar në Twitter kërkesën për të mos telefonuar numrin zyrtar 911 për këtë shqetësim.
Link: https://twitter.com/TeamYouTube/status/1052373937839980544
Link: https://twitter.com/TeamYouTube/status/1052393799815589889
Link: https://www.youtube.com
Burimi i fotos kryesore: https://www.youtube.com
Burimi i fotos kryesore: https://www.heise.de/newsticker/meldung/Youtube-Weltweiter-Ausfall-in-der-Nacht-zum-Mittwoch-4192818.html