Home ShowBiz Rezarta Shkurta zbulon arsyen e festës në familjen Hoxha
Rezarta Shkurta zbulon arsyen e festës në familjen Hoxha
0

Rezarta Shkurta zbulon arsyen e festës në familjen Hoxha

0
0

Vajza e këngëtares Rezarta Shkurta feston sot 5-vjetorin e lindjes së saj.

Pas lirimit nga burgu të burrit të saj, nipit të diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha, familja është bashkuar sërish dhe gëzojnë të lumtur së bashku. Rezarta i ka bërë të bijës urimin më special për ditëlindje.

Në një kolazh të ëmbël me foto, ajo ka bashkuar momente që prej lindjes së Herës, teksa qëndron në krahët e mamit dhe babit.

“Nuk do të doja asgjë më shumë në 5-vjetorin tënd të lindjes. Faleminderit princeshë e vockël që zgjodhe të jemi prindërit e tu. Do mundohemi me të gjitha forcat tona të të bëjmë më të lumturën në botë dhe mos të të zhgënjejmë asnjëherë. Të duam në infinit mami dhe babi.”- ka shkruar Rezarta mbi foto.

44821317_2194358870843538_3967294001786126336_n

Link: https://www.instagram.com/rezartashkurta/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/rezartashkurta/