Home ShowBiz Pas performancës “së nxehtë”, Robert Aliaj i ofron Lejla Krajës 100 euro për një puthje
Pas performancës “së nxehtë”, Robert Aliaj i ofron Lejla Krajës 100 euro për një puthje
0

Pas performancës “së nxehtë”, Robert Aliaj i ofron Lejla Krajës 100 euro për një puthje

0
0

Robert Aliaj ngjall diskutime e reagime të shumta me deklaratat e tij publike dhe në ekran ka gjetur një format shumë të mirë për të bërë këto gjera.

Anëtari i jurisë së spektaklit “DWM” në TV Klan pas kërcimit provokues të konkurentëve Robert Berisha dhe Lejla Kraja u ngrit nga vendi i tij me para në dorë. Ai nisi t’i shpërndante ato tek konkurentët vetëm që ata t’i thonin një fjalë të mirë. Më pas Aliaj sqaroi se paratë ishin false dhe shtoi se është shokuar nga ngjarjet e fundit dhe mënyrën se si blihen njerëzit në vendin tonë.

Mua më pëlqen ky përshkallëzim këtu. Lejla është shumë e sinqertë. Berti do thuash një fjalë të mirë për mua, të jap 100 euro. Lejla ty të jap edhe 100 të tjera më puth në një vend tjetër. Këto janë paratë e qeverisë greke prandaj i dhashë ashtu unë. E vërteta është se unë jam shokuar me këto ngjarjet që ndodhin në Shqipëri, që blihen njerëzit për të lobuar për armikun. Unë jam shokuar”, tha Aliaj.

Link: https://youtu.be/-2IjPKUYTtY?t=145

Burimi i fotos kryesore: ©Tv Klan