Home ShowBiz Hipën në tren pa biletë, lojtarit të Bundesligës i vënë një gjobë të frikshme, që e la gojëhapur
Hipën në tren pa biletë, lojtarit të Bundesligës i vënë një gjobë të frikshme, që e la gojëhapur
0

Hipën në tren pa biletë, lojtarit të Bundesligës i vënë një gjobë të frikshme, që e la gojëhapur

0
0

Francisco da Silva Caiuby, lojtar profesionist i Bundesligës për FC Augsburg, do të paguajë 22,500 euro gjobë për shkak se ai udhëtonte me tren pa bilet. Gjykata e Rrethit Augsburg ka marrë një vendim të tillë dhe lajmin në media e ka dhënë vetë zëdhënësi i këtij institucioni.

Gjykata kishte lëshuar gjatë verës me kërkesën e prokurorisë një urdhër përmbarues ndaj 30-vjeçarit brazilian për shlyerje të detyrimit. Caiuby u kap në vjeshtën e vitit 2017 pa biletë në trenin që udhëtonte nga Mynihu në Augsburg.

Sipas “Augsburger Allgemeine”, atleti ishte në rrugën e tij të kthimit nga Oktoberfest. Bileta për të cilën lojtari do paguaj shumëfishin e shumës, kushtonte vetëm 25 euro.

Pas kundërshtimit të Caiuby sa i takon shlyerjes së shumës marramendëse,  Gjykata e ka rishtyrtuar dhe reduktuar këtë shumë, në 30 këste prej 750 euro secila nga 1000 euro që përllogaritej fillimisht.

Sipas të dhënave që vijnë nga klubi i tij vetë Caiuby nuk dëshiron të komentojë publikisht vendimin e marrë ndaj tij.

https://www.instagram.com/p/BTgd2wihZ3e/?taken-by=caiuby_30

Link: https://www.instagram.com/p/BTgd2wihZ3e/?taken-by=caiuby_30

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BcXaBXxBe1T/?taken-by=caiuby_30

Burimi i lajmit: http://www.spiegel.de/panorama/justiz/caiuby-fc-augsburg-spieler-soll-22-500-euro-wegen-schwarzfahrens-zahlen-a-1234188.html