Home ShowBiz Nuk ndalet G-Wizze, publikon një hit “diss” ndaj gangsterëve fallco
Nuk ndalet G-Wizze, publikon një hit “diss” ndaj gangsterëve fallco
0

Nuk ndalet G-Wizze, publikon një hit “diss” ndaj gangsterëve fallco

0
0

Para disa javësh G-Wizze bëri bujë mediatike me deklaratat e tij në studion e Zonë e Lirë. Për Arian Çanin ai tregoi se plot nga reperët në Shqipëri mburren si gangstera për jetë luksoze, për punë të pista dhe gjëra të tilla, por në fakt janë shumë fallco, ose kanë shkelur mbi të tjerët për të mbërritur aty ku janë sot e nuk kanë mirnjohje për të tjerët. Shumë shpejt u aludua në media se ai antagonizonte Noizyn, por asnjë nga aludimet nuk u konfirmua.

Ndërsa ai, në të kundërt nga të tjerët është ngritur nga hiçi dhe ende rrezikon nëse shfaqet hapur. Pra është mëse i vërtetë si edhe në tekstet e këngëve të tij.

Së fundmi G-Wizze ka publikuar një klip të ri i cili është pritur shumë mirë nga fansat e hip- hop-it të fortë dhe stilit underground.

I maskuar si gjithnjë ai shfaqen në klipin “Free my shqipes”, mes personave të tjerë me maska dhe armë në duar, dhe tregojnë se me ta nuk bëhet shaka.

Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=WOpsplEYrK8