Home ShowBiz Majk dhe Ylli Limani mbajnë kreun e “Top Awards”
Majk dhe Ylli Limani mbajnë kreun e “Top Awards”
0

Majk dhe Ylli Limani mbajnë kreun e “Top Awards”

0
0

 

Bashkëpunimi i Majk dhe Yll Limanit, “Krejt ti Fala” mbetet për të dytën javë rresht në kreun e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare. Duket se fansat e dyshes janë të vendosur të shndërrojnë këtë këngë në një hit të këtij sezoni, duke e votuar pafund për të qëndruar në vendin e parë.

Një surprizë e madhe ka qënë pozicionimi i Kidës në vendin e dytë. Ndërkohë që javën e kaluar, kjo këngë u cilësua si një nga debutimet më të dobëta të këngëtares, “Merri Krejt” për këtë javë është ngjitur me plotë 76 pozicione, falë mbështetjes së madhe të fansave. “Merri Krejt” është kënga që është ngjitur me më shumë pozicione këtë javë.

Në vendit e tretë është renditur “Nale” e Adrianos, një këngë që ka 18 javë që është bërë pjesë e klasifikimit të “Top Awards”. Pavarësisht se është publikuar në sezonin e verës, duket se fansat vazhdojnë ta dëgjojnë akoma.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=6XZ_wyT7kxk

Burimi i fotos kryesore: https://www.youtube.com/watch?v=6XZ_wyT7kxk