Home ShowBiz Gjithmonë me një model flokësh, Irma Libohova tregon ç’fshihet pas balukeve
Gjithmonë me një model flokësh, Irma Libohova tregon ç’fshihet pas balukeve
0

Gjithmonë me një model flokësh, Irma Libohova tregon ç’fshihet pas balukeve

0
0

Irma Libohova është një nga këngëtaret më të dashura nga publiku, por ajo thuajse nuk e ndërron kurrë lookun e saj.  E kemi parë përherë ashtu me flokët e prerë shkurt dhe me baluke.

“Gjithë jetën njësoj! Nuk ke ndjerë ndonjëherë nevojën të ndryshosh?”, e ka pyetur Rudina, së cilës Irma i ka zbuluar sekretin:

“Jo, Rudina. Njëherë që i bëra flokët kaçurela më doli koka shumë e madhe. Gjithmonë jam përpjekur të mbaj një raport me portretin. Kam preferuar të mbaj baluke që të mos zbuloj vetullat sepse nuk i kam shumë të bukura.

Domethënë jam përpjekur t’i mbuloj hallet me kujdes.”- rrëfeu Irma, e cila i plotësoi dëshirën Rudinës, duke treguar vetullat.

Link: https://youtu.be/Hxg_FFEHwj4?t=966

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Ben3gHUBTg2/