Home ShowBiz E pabesueshme! Stresi telefonon Aldon nga burgu
E pabesueshme! Stresi telefonon Aldon nga burgu
0

E pabesueshme! Stresi telefonon Aldon nga burgu

0
0

Rreperi i njohur Stresi ka lënë pa mend të gjithë sot, teksa ka telefonuar në emisionin live “Aldo Morning Show”.

Stresi njihet për veprimet e tij të pazakonta dhe sigurisht që edhe kësaj radhe ka arritur të marrë gjithë vëmendjen dhe të shndërrohet në lajm për telefonatën e bërë.

Më poshtë gjendet komunikimi mes tij dhe moderatorit Aldon Lipe.

Stresi: “Alo mirmëngjes!

Aldo: Kush jeni dhe nga flisni?

Stresi: Bad boy for life, të marr nga burgu i Fushë-Krujës!

Aldo: Edhe njëherë?

Stresi: Arkimed Lushaj nga burgu i Fushë-Krujës!

Aldo: Joooooooo… E ke seriozisht?

Stresi:  Aldo mirmëngjes!

Aldo: Ku je mor plak?

Stresi: Janë 450 të burgosur që po presin telefonatën ta shohin live.

Aldo: 450 të burgosur ë? Aaa je i mrekullueshëm!

Stresi: Të pëlqen gjithë sektori këtu!

Aldo: Pse të dija në Tiranë unë ty vëlla? Çdo në Fushë-Krujë ti?

https://www.instagram.com/p/Bqzc6GNnhKI/

Link: https://www.instagram.com/p/Bqzc6GNnhKI/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BmEY4FCnOet/