Home Aktualitet “Ti barabart unë” këtë 3 dhjetor, rikthen buzeqeshjen aty ku ka munguar
“Ti barabart unë” këtë  3 dhjetor, rikthen buzeqeshjen aty ku ka munguar
0

“Ti barabart unë” këtë 3 dhjetor, rikthen buzeqeshjen aty ku ka munguar

0
0

Sot është data 3 dhjetor 2018, Dita Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara. Si pjesë aktive e shoqërisë këta persona kanë nevojë mbi gjithçka për respekt, buzeqeshje dhe dashuri. Në mënyrë që të ndjejnë sa më pak diferencën me pjesën tjetër të komunitetit që i rrethon.

Për sensibilizimin publik ndaj çështjes shume delikate të kësaj kategorie, dhe sigurisht mbledhje fondesh, është menduar të realizohet një klip shumë frymëzues, në të cilin janë përfshirë shumë personazhe të famshëm. Gjithsecili prej tyre i shoqëruar me një mik të ri, nga të gjitha krahinat e Kosovës, ka përcjellë mesazhin e mirësisë dhe dashurisë, për të cilën kanë nevojë këta njerëz.

Nismës fisnike të Shemsedin Sajhadit i janë bashkangjitur Sabri Fejzullahu, Shyhrete Behluli, Genta Ismajli, Nora İstrefi, Dhurata Dora, Tayna, 2Ton, Besnik Qaka NRG Band, Capital T, Majk dhe moderatori Labinot Gashi, të cilët në krah të personave me aftësi të kufizuara japin mesazhe përkrahëse, sensibilizuese dhe këmbejnë përqafime shumë frymëzuese me personat e kësaj kategorie.

Të ardhurat që do gjenerohen nga kjo video nëpërmjet Youtube, shkojnë sigurisht në shërbim të personave me aftësi të kufizuara.

Video&Foto: https://www.youtube.com/watch?v=3E8TIA4F-Y4