Home ShowBiz Rikthehet Oni Pustina, ja në cilin ekran do e shohim
Rikthehet Oni Pustina, ja në cilin ekran do e shohim
0

Rikthehet Oni Pustina, ja në cilin ekran do e shohim

0
0

Oni Pustina mbetet një nga personazhet më të njohur të showbizit shqiptar edhe jashtë kufijve. Ai mbahet mend për fitoren e tij në ‘Dance with the stars’.

I ka munguar skenës shqiptare por së fundmi është bërë pjesë e emisionit “Dua të të bëj të lumtur” që drejtohet nga moderatorja shumë e dashur për publikun Arbana Osmani.

Mbrëmjen e kaluar në faqen zyrtare të emisionit është publikuar spoti dhe mes postierëve vihet re prezenca e modelit dhe aktorit Oni Pustina.

Ai rikthehet në ekran si postier i “Dua të të bëj të lumtur” në Shqipëri, pas suksesit që pati në emisionin e Maria De Filipit në Itali.

Oni Pustina ka qënë dhe vitin e kaluar në puntatën e fundit të emisionit, si i përzgjedhuri i Arbana Osmanit.

Në fillim të vitit të ardhshëm, pritet  të fillojë ky program.

https://www.instagram.com/p/Bq8KI6jlgEt/

Link: https://www.instagram.com/p/Bq8KI6jlgEt/

Burimi i fotos kryesore: https://www.facebook.com/photo.php?fbid=876151139117075&set=pb.100001665903368.-2207520000.1543927605.&type=3&theater