Shoqëria Kulturore Artistike “Mirdita”, mirënjohje dhe vlerësim pesonaliteteve mirditas
Aktiviteti i Shoqërisë Kulturore Artistike “Mirdita” i cili në Tiranë, zgjoi një interes të jashtëzakonshëm, përtej pritshmërive të vetë organizatorëve.
Në eventin e 2 nëntorit kanë qenë të pranishëm akademikë, profesorë, artistë të mirënjohur, studentë e aktivistë të shumtë në fusha të ndryshme të artit e kulturës. Nga Mirdita ishin të pranishëm akademik Mark Tirta, poeti Agim Doçi, gazetari i mirënjohur Frrok Çupi, gjeneral Ded Prenga, kryetari i shoqatës Mirdita e Bashkuar z. Gjon M. Mark Lleshaj, poetë, ish ushtarakë e artistë të ansamblit “Mirdita” Mjeshtër i Madh, historian Paulin Zefi, poeti Viktor Gjikolaj, etj. Ndërsa ishtë një pjesmarrje e madhe nga Prishtina, Gjakova, Peja, Velezha, Klina, Fush-Kosova etj, por edhe nga Tetova. Të pranishëm ishin edhe artistë të njohur të arteve figurative si Pandi Madhi, djali i Piktorit të Popullit Guri Madhi, Zef Shoshi, Piktor i Popullit, Bashkim Dervishi, Tirane, Ikbal Beli, Tirane, Fotini Seriani, Petro Ikomnomidhi, Ilia Rota,Vangjel Peço etj.
Në këtë event me rëndësi kulturore, nuk mund të mungonte edhe presidenti i “Arkiva Shqip” Aldor Nini, djali i të mirnjohurit të muzikës shqiptare, Dorian Nini i cili për shumë vite ishte ai që i dha emër të jashtzakonshëm Ansamblit “Mirdita”. Aldori sot, sëbashku me bashkshorten e tij Anxhela Faber, kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm, pasi kanali i tyre “Arkiva Shqip” në youtube është i dyti në Gjermani për nga shikueshmëria, ku janë të promovuar të gjithë artistët shqiptarë, përfshirë dhe këngëtarët mirditor më në zë.
Aleksandër Ndoja, në cilësinë e kryeredaktorit të revistës “Mirdita” në fjalën e tij përshëndetëse ndër të tjera tha se për të disatën herë kjo sallë e qendrës së kryeqytetit të shqiptarëve mbledh kaq shumë artashës dhe kontribues të kulturës, në përgjigje të ftesës së Shoqërisë Kulturore Artistike “Mirdita”.
“Janë të shumtë ata që dua t’i falenderoj, të cilët kanë lënë angazhimet e tyre dhe kanë ndërmarrë rrugëtime të gjata nga Prishtina, Tetova, Klina, Peja, Prizreni Kukësi, Lezha, Tirana Vlora, pse jo dhe nga Zvicra e Gjermania.
Akordimi një herë në vit i titullit më të lartë “Yjet e Arbrit”, tashmë është bërë traditë e misionit tonë vlerësues për ata që na mbështesin në përpjekjen tonë
Dr. Fatmir Sulejmani (Fanda) dekan i Fakultetit te Historisë pranë Universitetit Shtetëror të Tetovës, një bashpunëtor dhe mbështetës i hershëm i revistës “Mirdita”
Pas këtëtij vlerësimi u kalua në prezantimin e librit me autor Mr. Murat Ajvazi “Skendërbeu në historiografinë Zvicerane” prezantim të cilin e bëri z. Nikoll Loka, si edhe u prezantuan dy libra me autor z. Mark Gjergji.
Aktiviteti u karakterizua nga një frymë shumë miqësore dhe shërbeu si një gur kilometrik që tregon një seri suksesesh të personaliteteve me potencial të njëmendët.
Në fund të aktivitetit, të pranishmëve iu dha mundësia të shkëmbejnë më shumë eksperienca dhe biseda mes tyre, në coctailin e organizuar posaçërisht për këtë event, me produkte tradicionale.