Home ShowBiz Nga takimi me Paola Peregon, lajmet pafund dhe monologu fantastik në skenë, Alketa Vejsiu bën një rezyme të DWM 5
Nga takimi me Paola Peregon, lajmet pafund dhe monologu fantastik në skenë, Alketa Vejsiu bën një rezyme të DWM 5
0

Nga takimi me Paola Peregon, lajmet pafund dhe monologu fantastik në skenë, Alketa Vejsiu bën një rezyme të DWM 5

0
0

Alketa Vejsiu është një nga personazhet më ikonike të ekranit dhe ndër femrat më të sukseshme që mund të ketë vendi.

Gjithnjë e angazhuar me punë, gjithnjë pranë publikut të saj të shumtë në numër dhe gjithnjë në zgrip të sjelljes së diçkaje krejt të re në ekran.

Të hënën e shkuar u finalizua nën drejtimin e saj spektakli i kërcimit “Dance with me”, në të cilin triumfoi çifti Eni Jani dhe Genc Fuga. Emocionet kanë qenë të shumta gjatë gjithë puntatave dhe sigurisht ato prekën kulmim në natën finale.

Këtë natë e karakterizoi një dimension më human, më artistik, më i ngriohtë dhe sigurisht që moderatorja me përvojë ka qenë protagoniste absolute e kësaj atmosfere.
Siç e ka treguar edhe vetë me anë të përmbledhjes së videove dhe fotove në Instastory, Alketës mbyllja e kësaj përvoje i ka bërë përshtypje të veçantë.

Padyshim që ky spektakël bëri shumë jehonë në median jo vetëm shqiptare, por edhe atë italiane, për arsye se finales së madhe iu bashkua një personazh mjaft i njohur televiziv si Paola Perego.

Ajo ndau përshtypjet e saj, vlerësoi punën e stafit realizues të DWM dhe të Alketës në veçanti. Në respekt të popullit tonë ajo u shpreh edhe në gjuhën shqipe, duke theksuar edhe një herë afrimitetin që ka mes dy popujve tanë edhe në rrafshin kulturor.

Pika më nevralgjike e mbrëmies, përpos ndarjes së çmimeve, ka qenë një monolog mrekullues i Alketës, dedikuar ëndrrave, yjeve dhe dashurisë. Një frymëzim i vërtetë për këdo që e dëgjon dhe një shpërfaqje e rrafshit human të vetë Alketa Vejsiut si profesioniste që ka prekur majat e suksesit në të gjitha sferat e ndikimit të saj.

https://www.instagram.com/p/BrizVnfhgeT/

Link: https://www.instagram.com/p/BrizVnfhgeT/

https://www.instagram.com/p/BrizpXtBePg/

Link: https://www.instagram.com/p/BrizpXtBePg/

https://www.instagram.com/p/Bri0Mlzh9Vu/

Link: https://www.instagram.com/p/Bri0Mlzh9Vu/

https://www.instagram.com/p/Bri0rG6BzJh/

Link: https://www.instagram.com/p/Bri0rG6BzJh/

https://www.instagram.com/p/Bri0rG6BzJh/

Link: https://www.instagram.com/p/Bri0rG6BzJh/

https://www.instagram.com/p/Bri1d1Gh50t/

Link: https://www.instagram.com/p/Bri1d1Gh50t/

Link: https://www.instagram.com/alketavejsiu/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BqcYQTGhC6u/