Home ShowBiz Publikohet fotoja e parë e Almeda Abazit, me barkun e rrumbullakosur!
Publikohet fotoja e parë e Almeda Abazit, me barkun e rrumbullakosur!
0

Publikohet fotoja e parë e Almeda Abazit, me barkun e rrumbullakosur!

0
0

Aktori i njohur turk Tolgahan Sayisman festoi ditëlindjen e 37-të në datën 17 dhjetor. Almeda Abazi, bashkëshortja e tij, surprizoi partnerin në sheshin e xhirimit me një tortë.

Mirëpo, mediat turke kanë përfituar nga ky moment dhe jo vetëm që i kanë marrë një deklaratë në lidhje me shtatzëninë, por kemi edhe një foto shumë të ëmbël të çiftit.

Almeda shkëlqen në muajin e pestë të shtatzënisë, e veshur me një fustan të zi, ndërsa duart përkëdhelin barkun e rrumbullakosur. Ajo qëndron krah të shoqit, i cili duket shumë  i lumtur për vizitën e saj në punë.

“Kjo është ditëlindja e fundit që po kalojmë së bashku vetëm si çift. Vitin tjetër, djali do të jetë na bashkohet dhe mezi presim” – u shpreh bukuroshja shqiptare.

Duket se Almeda ka nisur edhe me përgatitjet për ardhjen në jetë të vogëlushit dhe sot tregoi se ka zgjedhur edhe karrocën e bebit.

Ish-Misi shqiptar Almeda Abazi pritet të lindë në muajit prill.

1937766708001716234_188145018

Link: https://www.instagram.com/almeda92/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Brav3gKhpqK/