Home ShowBiz I dhuruan të gjithë pasurinë, Anxhela Peristeri tregon pse refuzoi ofertën tunduese
I dhuruan të gjithë pasurinë, Anxhela Peristeri tregon pse refuzoi ofertën tunduese
0

I dhuruan të gjithë pasurinë, Anxhela Peristeri tregon pse refuzoi ofertën tunduese

0
0

Anxhela Peristeri, një nga këngëtaret më të sukseshme shqiptare, ishte mbrëmë e ftuar në “Soiree”, i cili i dedikohet tërësisht festave të fundvitit.

Të ftuarit treguan ndjesitë e tyre për festat, nostalgjinë, atmosferën festive dhe sigurisht dhuratat që bëjnë dhe marrin.

Në një moment gjatë bisedës u fol edhe për dhuratat e “padëshiruara”, ku moderatorja Jonida Shehu pyeti të ftuarit a kanë kthyer ndonjë prej tyre.

Në këtë moment , Anxhela Peristeri ka treguar një episod mjaft të çuditshëm. Ajo zbuloi dhuratën e shtrenjtë që i kanë bërë dhe që këngëtarja e ka refuzuar.

“Ka qenë një histori e gjatë… një grua që donte të më linte një pasuri dhe nuk e pranova”, ka thënë Persiteri. “Sepse mendoj që asnjeri nuk të jep diçka kaq të madhe pa e njohur dhe pa pasur diçka. Gjithçka ka një prapaskenë. Dhuratat nuk duhen pranuar nëse nuk vijnë nga njerëz të afërt”, shtoi Anxhela.

Link: https://youtu.be/W6I_lrd3Rns?t=1391

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/Bp_1XA3hDvC/