Home ShowBiz “Para 10-vitesh ke qenë më e mirë ”, Roza Lati shpërthen ndaj komentuesit
“Para 10-vitesh ke qenë më e mirë ”, Roza Lati shpërthen ndaj komentuesit
0

“Para 10-vitesh ke qenë më e mirë ”, Roza Lati shpërthen ndaj komentuesit

0
0

Si shumë nga personazhet e njohur të showbizzit, moderatorja Roza Lati ka publikuar në “Instagram” një foto të 10-viteve më parë, e cila sigurisht mori shumë vëmendje.

Fotoja mori me mijëra pëlqime dhe qindra komente, ku kishte nga ata që i bënin komplimente, por pati fansa që e kritikuan për pamjen e re.

Disa ndjekës të saj nuk ishin dakord që Roza ka bërë kaq shumë ndryshime në fytyrë.

“Ç’është e drejta, ke qenë më e mirë para 10 vitesh. Arsyeja e vetme sepse ke qenë bio, e papërpunuar”, i shkruan njëri prej ndjekësve Rozës. Kjo e fundit e ka lexuar komentin dhe ka vendosur që t’i përgjigjet pa doreza.

“I kam bërë buzët që 20 vjeç. Edhe vetullën e kam pasur të punuar. Njeriu rritet. E mos na çani dërrasat ‘çe ke gjithë këtë make up, ç’je bërë kështu’… S’do dal të pi kafe te lagjia me ju. Do dal në ekran. Ekrani ka rregulla! Ka blice dhe drita nivel tjetër nga dritat e rrugëve që dilni ju o milet! Bëni dallimin! Unë punoj në televizion. Make up dhe krehja dhe flokët janë procese të punës. Shnet”, i kthehet Roza e revoltuar.

“Ju s’dini të bëni kritika. Të ishin komente të tilla në profilin tuaj për ju… hahaha.. Flasim pastaj. Komenti im është gjithëpërfshirës për të gjithë ju. Jo personal #ShnetPart2”, ka përfunduar moderatorja.

Ndërsa ditën e sotme, moderatorja i ka shtuar profilit të saj në Instagram edhe një tjetër foto nga mosha 20 vjeç.

1 2 3

Link: https://www.instagram.com/p/BsvqpZ0lHrq/

4

Link: https://www.instagram.com/p/Bsxb_xZlEGj/

https://www.instagram.com/p/BslNOd1lffZ/

Link: https://www.instagram.com/p/BslNOd1lffZ/

Burimi i fotos kryesore: https://www.instagram.com/p/BsO1CbVFMSJ/