Home Lifestyle Studimi/ Përdorimi i tëpërt i mediave sociale mund të shkaktojë depresion
Studimi/ Përdorimi i tëpërt i mediave sociale mund të shkaktojë depresion
0

Studimi/ Përdorimi i tëpërt i mediave sociale mund të shkaktojë depresion

0
0

Shpenzimi i tepërt i kohës në rrjetet sociale si Facebook po i bën njerëzit çdo ditë dhe më të trishtuar. Madje një studim i kryer së fundmi tregon se përdorimi i tëpërt i tyre mund të shkaktoj depresion.

Në studim janë vëzhguar persona të cilët përdorin në mënyrë aktive rrjetet sociale si Facebook, Twitter, Instagram dhe Snapchat, ku u konstatua se individët që kishin çrregullime të mëdha të depresionit ishin të varuar nga mediat sociale.

Këto persona treguan se do të shqetësoheshin shumë nëse dikush do ti etiketonte në ndonjë fotografi të cilën nuk do ta pëlqenin.

Profesorja e Asociuar në Psikologji në universitetin e Teksasit, Krista Howard, bashkautore e studimit deklaroi se studimi nxorri në pah se përdorimi i mediave sociale rrit depresionin, por sipas saj është e rëndësishme të kuptohet se përdorimi i tyre ofron edhe shumë përfitime pozitive, siç është nxitja e bashkëjetesës sociale.

“Çështja kryesore është që individët të zhvillojnë një vetëdije se si ata aktualisht përdorin mediat sociale dhe të përcaktojnë se çfarë ndryshimesh mund të bëhen në mediat e tyre sociale për të ulur sjelljet që lidhen me shqetësimin psikologjik”, shtoi ajo.

Një studim i veçantë i kryer nga psikologët në Universitetin e Pensilvanisë ka treguar se është zbuluar një lidhje shkakësore midis kohës së shpenzuar në rrjetet sociale dhe depresionit dhe vetmisë.

Studimi arriti në përfundimin se ata që redukatuan në mënyrë drastike përdorimin e faqeve sociale si Facebook, Instagram, Snapchat panë një përmirësim të dukshëm në gjendjen e tyre shpitërore dhe në mënyrën se si po e shijonin jetën.

“Ishte e habitshme,” thotë Melissa Hunt, profesore e psikologjisë në Universitetin e Pensilvanisë, e cila drejtoi studimin.

 “Ajo që gjetëm gjatë tre javëve ishte se shkalla e depresionit dhe vetmisë u zvogëlua ndjeshëm për personat që kufizuan përdorimin e mediave sociale”.- deklaroi ajo.

Link: https://www.marketwatch.com/story/new-study-claims-facebook-instagram-and-snapchat-are-linked-to-depression-2018-11-09?link=sfmw_fb