Home Business / Technology Krijimi i makinave autonome në një dilemë morale!
Krijimi i makinave autonome në një dilemë morale!
0

Krijimi i makinave autonome në një dilemë morale!

0
0

Krijimi i makinave autonome mund të vihet në dilemë morale. Kjo pasi hulumtuesit kanë vlerësuar se ato mund të bëhen shkak për aksidente dhe sesi di të veprohet në raste kritike.

Sipas programuesve makinat autonome duhet të lëvizin dhe ndërmjet dilemave morale, për të shmangur  situatat kritike për ndonjë aksident.

Rezultatet e një eskperimenti të quajtur “Makina Morale”, i cili u drejtua nga Massachusetts Institute of Technology në Cambridge dhe rezultatet u botuan në revistën shkencore “Nature”, do të ndihmojnë në debatin mbi zhvillimin e ardhshëm të një etike morale me automjeteve autonome.

Pjesëmarrësit në eksperiment u vunë përballë skenarëve të ndryshmë, që kishin të bënim më një makinë autonome dhe situatave kritike kur do të gjendej në rrugë.

Në studim sipas skenarit, makina qendronte në korsinë e saj, ose mund të hynte në atë të kundërt, për të evituar pengesat, këtu zgjedhja varej se cilat jetë personat konsideronin si më të rëndësishme për të shpëtuar.

Hulumtuesit e studimit evidentuan disa preference morale që ndaheshin në përgjithësi nga shumica, si për shembull të shpëtohet numri më i lartë i njerëzve, t’i jepet përparësi më të rinjve dhe njerëzve në raport me kafshët.

Po ashtu disa zgjedhje ndryshonin në saj të dallimeve kulturore, për shembull, pjesëmarrësit nga Amerika Qendrore dhe Amerika e Jugut, bashkë me Francën dhe kolonitë e saj aktuale dhe të kaluara, kanë treguar një preferencë të lartë për të shpëtuar grate.

Ndërkaq kush vinte nga vendet e zhvilluara preferonin të merrnin në konsideratë edhe statusin social si faktor për të bërë zgjedhjen në një situatë kritike.

Burimi: https://www.heise.de/newsticker/meldung/Autonome-Autos-Wen-ueberfahren-4203485.html

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/silver-mclaren-650s-convertible-coupe-on-gray-concrete-road-1098662/