Home ShowBiz “Sa dyer më janë mbyllur, sa brryla më kanë spostuar”, Alketa Vejsiu flet për vështirësitë e karrierës
“Sa dyer më janë mbyllur, sa brryla më kanë spostuar”, Alketa Vejsiu flet për vështirësitë e karrierës
0

“Sa dyer më janë mbyllur, sa brryla më kanë spostuar”, Alketa Vejsiu flet për vështirësitë e karrierës

0
0

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu në një postim në Instagram, u ka lënë hapsirë komunikimi ndjekësve të saj që ta pyesin rreth gjërave që nuk din për të.

Gjatë komunikimit interaktiv moderatorja ka dhënë një leksion të vyer për të gjithë fansa, duke i stimuluar se pavarsisht pengesave dhe vështirësive nuk duhet të dorëzohen.

“Duajeni veten me gjithe imperfeksionet! S’ka perfeksion. Mos u genjeni nga Instagrami dhe Imazhet perfekte. Vajzat e Showbiz ne bote duan te jene perfekte sepse jane produkte marketingu dhe ne shoqerine konsumiste ky lloj profesioni kerkon nje lloj estetike te imazhit; thjesht kjo demton shume vajza te tjera te thjeshta qe jane “star” ne punen dhe profesioner e tyre por nuk eshte e thene qe duhet te jene talente edhe ne makiazh, fotografi dhe “after effects”.– përgjigjet Alketa.

Më tej moderatorja shprehet se i është dashur të punojë shumë, pasi sipas saj puna është punë dhe nuk përkëdhelet.

“Kam dale edhe e semure ne programe e ne pune! Nuk bej kaprico e nuk perkedhelem ne pune. Puna eshte pune. Ne rrjete sociale kam mbulim te mire sepse jemi mbi 15 persona qe menaxhojme te gjitha profilet e Kompanise.”- shkruan Alketa.

Moderatorja rrëfen dhe vështirësitë e profesionit, ku tregon se shumë dyer i janë mbyllur dhe shumë brryla janë përpjekur që të spostojnë.

“Sa dyer jane perplasur, sa jo me jane thene, sa brryla me kane spostuar, sa shume njerez jane perpjekur te me trajtojne here si kukull here si papagall… Nuk dorezohem kurre une per gjerat qe dua.
Pastaj kam ndjekur driten qe kisha brenda, ma ka falur Zoti qe me ka udhehequr…Kam zgjedhur te besoj ne keto gjera qe sot ne gjuhen dixhitale moderne mund te tingellojne patetike por une them qe kane qene nje filozofi e mire ku kam mbeshtetur jeten;
1. Kam qene nje vajze e mire dhe vazhdoj te jem. Skam xhelozuar kurre pse dikush ka pasur me shume se une, s’kam bere kurre keq, nje intrige, dhe asnjehere me qellim nuk kam lenduar njerez…
2. Puna! Kam punuar shume. Njerezit mund edhe te thone; Eh ishte me fat, kishte kete, ka ate. Besoj qe cdonjeri pavarsisht lehtesirave, fatit dhe njerezve qe takon ne jete, eshte produkt i punes dhe vizionit te tij. Sa te kem shendet dhe force do punoj fort gjithe jeten. Puna eshte emocion i madh, eshte permbushje.
3. Sistemi i Vlerave. S’kam bere kurre kompromise qe shembin vlerat. Keshtu mendoj!
4. Ti je shume e vogel por per kedo qe lexon keto rreshta; Familja do te jete per mua ekuilibri dhe prioriteti me i madh. Familja qe me lindi dhe ajo qe kam krijuar.”-
shkruan Alketa.

alketa11

alketa12

alketa13

Link: https://www.instagram.com/p/BuomnHRhcAn/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BulhL9PhcEe/