Home ShowBiz “Nuk këndonte nëse nuk i jepnin para”, mamaja nxjerr zbuluar këngëtarin Shpat Kasapi
“Nuk këndonte nëse nuk i jepnin para”, mamaja nxjerr zbuluar këngëtarin Shpat Kasapi
0

“Nuk këndonte nëse nuk i jepnin para”, mamaja nxjerr zbuluar këngëtarin Shpat Kasapi

0
0

Mamaja e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi, e ftuar tek “Rudina” deklaroi se që në fëmijëri këngëtari ka qenë i fiksuar pas parave.

Gjylymsere Kasapi u shpreh në studion se kur ishte 4 -5 vjeç, Shpati nuk këndonte nëse nuk i jepje para.

“Shpati nuk ka qenë më i përkëdheluri nga fëmijët, ai vetë bëhej i përkëdhelur. Ka qenë fëmijë hiperaktiv dhe që në moshën 2 vjeçare ka nisur të këndojë. Gjithmonë kërkonte një skenë për të kënduar. Kur bëri 4 vjeç nuk pranonte të këndonte nëse nuk i jepnin lekë. Në familjen time kur mblidheshin, më ftonin dhe më kërkonin të mos e merrja me vete Shpatin sepse bënte shumë rrëmujë. Shpati është pak dembel, ka qejf t’ia bësh gjërat gati”, tregoi mamaja e tij.

Ndërkohë që me tej gjatë intervistës këngëtari Shpat Kasapi pranoi se është në një histori dashurie aktualisht, madje premtoi se së shpejti do të vijë në emision bashkë me të dashurën e tij.

Rudina Magjistari: Ke thënë që je në një histori aktualisht?

Shpat Kasapi: Po, jam një histori.

Rudina Magjistari: Je i dashuruar?

Shpat Kasapi: Deri diku.

Rudina Magjistari: Deri diku e kishe për të qenit i dashuruar?

Shpat Kasapi: Është fillimi, dashuria është proces.

Rudina Magjistari: Ia ke prezantuar mamit?

Shpat Kasapi: Jo akoma. Por herën tjetër do të na kesh në studio bashkë, të premtoj.

Rudina Magjistari: Paskemi diçka serioze më duket mua.

Shpat Kasapi: Po, jemi në proces, të thashë.

Rudina Magjistari: S’na the nga është?

Shpat Kasapi: Është afër meje, nga Kosova.

Link: https://www.youtube.com/watch?v=al2cxQoKnKE

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/Buo0N3PB1kJ/